WASHINGTON

Atlanta kthen lojën e saj, barazon serinë
12 May, 2015 @9:26
Atlanta Hawks mbrëmë tregoi se pse përfundoi stionrin në vend të parë të Konferencës Lindore dhe si arriti deri këtu.
Pas disa ndeshjeve osciluese, mbrëmë gjithçka ishte në vend të duhur për Shqiponjat, që mposhtën Magjistarët, 106-101 në Washington.
“Kjo është loja jonë. Kështu kemi luajtur tërë vitin. Gjërat që nuk i bëmë deri më tani në seri, i bëmë sonte,” ka thënë aloja Paul Millsap pas ndeshjes.
Jeff Teague ka qenë më i dalluari te Atlanta, duke shënuar 26 pikë, derisa Millsap përfundoi ndeshjen me 19 pikë, 6 asistime dhe 5 kërcime.
Në anën tjetër, vetëm dy ditë pasi që shënoi në sekondën e fundit për të fituar ndeshjen e tretë, Paul Pierce, dështoi të shënoi për tre pikë që do të çonte ndeshjen në vazhdime, 9.5 sekonda para fundit të takimit.
Ndeshja e pestë e përballjes gjysmëfinale të Konferencës Lindore, luhet në Atlanta, ndërsa seria aktualisht është baraz 2-2.
Video
Washington Wizards - Atlanta Hawks (Ndeshja IV)
Çastet më interesante nga ndeshja e katërt e serisë gjysmëfinale ndërmjet Washington Wizardsit dhe Atlanta Haqksit.