Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROCKETS MBIJETON

I sëmurë, shpëton ekipin me triple-double

I sëmurë, shpëton ekipin me triple-double


13 May, 2015 @10:24

Houston Rockets para ndeshjes së mbrëmshme ishte 3-1 në disavantash ndaj Los Angeles Clippersit. 

James Harden, qartazi nuk ndjehej mirë, por sëmundja nuk i pengoi atij që të shënojë triple-double dhe të shpëtoj ekipin e Rocketsit nga eliminimi. 

Mjekërroshi shënoi 26 pikë, regjistroi 10 asistime dhe 11 kërcime në fitoren 124-103 të Houstonit përballë Clippersit. 

“Jam mirë,” ka thënë Harden pas ndeshjes kur u pyet për shëndetin e tij. “Fituam. Kjo është me rëndësi.” 

Dwight Howard i ndihmoi Hardenit për fitoren e ekipit, me 20 pikë e 15 kërcime, derisa seria është 3-2 në të mirë të Clippersit tani. 

Te këta të fundit, më të dalluar ishin Blake Griffin me 30 pikë e 16 kërcime, si dhe Chris Paul që shënoi 22 pikë e 10 asisitime. 

“Ata ishin më të fokusuar,” ka qenë përgjigjja e trajnerit të LA Clippersit, Doc Rivers pas ndeshjes. 

“Derisa ata me çdo kusht kërkonin fitoren, te ne kjo nuk shihej.” 

Ndeshja e gjashtë e serisë luhet në Los Angeles, ku Clippersi do të ketë rast për të arritur finalen. 

SKEMA AKTUALE E PLAY-OFFIT


Video

Hosuton Rockets - Los Angeles Clippers

Çaste nga ndeshja ku James Harden me triple-double i ndihmoi Houstonit që të vazhdojë serinë gjysmëfinale të Konferencës ndaj Los Angeles Clippersit



 
Të gjitha lajmet nga NBA