Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LUFTËTARËT

Curry i gjithanshëm, Golden State merr epërsinë

Curry i gjithanshëm, Golden State merr epërsinë


14 May, 2015 @7:52

MVP i stinorit, Stephen Curry, tregoi performancë fenomenale, derisa Klay Thompson precizitet të lartë, në ndeshjen e pestë të serisë për Golden State Warriorsin që morri epërsinë e serisë 3-2, pas fitores me 20 pikë dallim nga Memphis Grizzlies sot. 

Curry shënoi 6 treshe dhe regjistroi rekordin e karrierës në Play-Off sa i përket vjedhjeve të topit, 6, shto këtu edhe 7 kërcime e 5 asistime - për të kompletuar performancën e tij të lartë në ndeshje. 

Kjo ishte fitorja e dytë me radhë e Luftëtarëve në këtë seri, që prej 1-2, dolën në epërsi 3-2 dhe tashmë janë vetëm një fitore larg finales së Konferencës Perëndimore

Çereku i dytë dhe i tretë bënë dallimin e madh në ndeshje, kur Golden State dukej i pandalshëm me shënime. Klay Thompson ishte më efikasi me 21 pikë, derisa Harrison Barnes shtoi 14 të tjera. 

Te Grizzliet, Marc Gasol dhe Zach Randolph përfunduan ndeshjen me double-double, të pamjaftueshëm për më shumë. Qendra spanjolle shënoi 18 pikë + 12 kërcime, ndërsa Randolph 13 pikë + 10 kërcime.

Ndeshja e gjashtë e serisë luhet në Memphis të premten, vonë në mbrëmje. 

SKEMA E PLAYOFFIT


Video

Golden State - Memphis (Ndeshja V)

Pasqyra e shkurtër e ndeshjes së pestë ndërmjet Golden State Warriorsit dhe Memphis Grizzlies



 
Të gjitha lajmet nga NBA