Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARAGAÇ

Peja fenomenale, Karagaçi i pakalueshëm për Prishtinën

BOROZANI/D.S

Peja fenomenale, Karagaçi i pakalueshëm për Prishtinën


14 May, 2015 @19:47

Peja ka fituar ndeshjen e dytë të serisë finale duke barazuar serinë ndaj Prishtinës në 1-1. 

Mbrojtja e fortë e aplikuar nga verdhezinjtë në fillim të ndeshjes, ka lënë pa përgjigje bardhekaltërit të cilët mbetën të befasuar në parket. 

Boris Kurtovic kishte përgatitur mbrojtje serioze, derisa në sulm, Peja dukej e pamëshirshme. 

Në anën tjetër, Prishtina nuk mund të luante lojën e saj dhe përkundër tentimeve për rikthim këtë nuk e arritën.

Rrjedha

Peja ka nisur në mënyrë fantastike ndeshjen. Me 5 treshe të shënuara, kanë krijuar epërsi 31-7 në fund të çerekut të parë. Prishtina shënoi pikët e para vetëm pasi që Peja morri epërsinë prej 11-0. 

Prishtina u këndell sadopak në çerek të dytë, por nuk mjaftoi për të ngushtuar shumë epërsinë, pasi që ajo sillej rreth 20 pikëve edhe në çerekun e tretë. 

Jozo Brkic, Alban Veseli dhe Fisnik Rugova luanin nën presion të katër gabimeve personale, por me pikët e Janou Rubin dhe Nic Wise, verdhezinjtë marshonin drejt fitores. 

Prishtinën në lojë e mbante Bojan Trajkovski, i jashtëzakonshëm, derisa Dardan Berishës nuk i ecën snajperët fare, duke shutuar 6 me 1 për tre pikë. 

Lojtarët

Pesëshja bazë e Pejës, Wise, Rubin, Veseli, Hajrizi dhe Brkic - janë treguar të jashtëzakonshëm, derisa Fisnik Rugova dhe Blendi Kadusha kanë kryer detyrat e tyre nga banka për fitore të sigurtë. 

Kjo ka qenë fitorja më e lehtë e Pejës gjatë këtij stinori ndaj Prishtinës. 

Te Prishtina, dritë e vetme ka qenë Trajkovski, që shënoi 23 pikë, derisa pjesa tjetër e ekipit nuk ndezi përkundër tentimeve. 

Ndeshja e radhës e serisë finale luhet në Prishtinë, derisa kampion shpallet ekipi që arrin tre fitore së pari. 

SKEMA PLAY-OFF



Statistikat ekipore

PEJA SIGAL PRISHTINA
Çereku i parë 31 7
Çereku i dytë 15 22
Çereku i tretë 14 17
Çereku i katërt 20 26
Kërcime 39 31
Asistime 17 16
Bllokada 4 2
Topa të vjedhur 7 6
Topa të humbur 13 15
Tentime për tre pikë 6/28 (21%) 6/23 (26%)
Tentime nga loja 32/71 (45%) 26/59 (44%)
Gjuajtje të lira 10/12 (83%) 14/20 (70%)


Statistikat individuale te Peja

1 Nic Wise 24 pikë 3 kërcime 7 asistime
2 Janou Rubin 16 pikë 4 kërcime 5 asistime
3 Jozo Brkic 14 pikë 2 kërcime 1 bllokadë
4 Alban Veseli 11 pikë 14 kërcime 2 asistime
5 Drilon Hajrizi 11 pikë 6 kërcime 3 asistime
6 Fisnik Rugova 4 pikë 5 kërcime 2 bllokada
7 Blend Kadusha 0 pikë 2 kërcime -


Statistikat individuale te Sigal Prishtina

1 Bojan Trajkovski 23 pikë 7 kërcime 3 asistime
2 Dardan Berisha 16 pikë 2 kërcime 3 asistime
3 Blerim Mazreku 10 pikë 7 kërcime 2 asistime
4 Jordan Hulls 9 pikë 3 kërcime 2 asistime
5 Edin Bavcic 6 pikë 3 kërcime 1 asistim
6 Edmond Azemi 4 pikë 2 kërcime 2 asistime
7 Julian Mavunga 2 pikë 4 kërcime 2 asistime
8 Leonard Mekaj 2 pikë 1 asistim -

DREJT FINALES

Kërcimi i Horfordit, sjell fitoren

NBA

Kërcimi i Horfordit, sjell fitoren

14/05/15 @ 08:18

LUFTËTARËT

Curry i gjithanshëm, Golden State merr epërsinë

NBA

Curry i gjithanshëm, Golden State merr epërsinë

14/05/15 @ 07:52

FINALET E FEMRAVE

Prishtina afër mbrojtjes së titullit

FBK Superliga

Prishtina afër mbrojtjes së titullit

13/05/15 @ 22:20

JASHTË PARKETIT

Tifozët pejanë s’duan maqedonasit, Prishtina reagon!

FBK Superliga

Tifozët pejanë s’duan maqedonasit, Prishtina reagon!

13/05/15 @ 19:30

SHAWN JONES

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

01/08/23 @ 11:06

AMERIKANI I PARË PËR SEZONIN E RI

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

FBK Superliga/International/Transfere

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

01/08/23 @ 11:00

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga