THE FINALS - GAME 2

BOROZANI/D.S.
Nic Wise, lojtar i ndeshjes
14 May, 2015 @22:01
Playmakeri amerikan i Pejës, Nic Wise, është treguar fenomenal sonte për ekipin e tij, duke arritur të bëhet lojtar i ndeshjes, me performancën e tij në fitoren e Pejës.
Peja ka mposhtur në ndeshjen e dytë finale të Superligës Prishtinën sonte, derisa Wise përfundoi ndeshjen me efiçencë, 29, pasi që realizoi 24 pikë, 7 asistime, 3 kërcime dhe 1 top të vjedhur për ekipin verdhezi.
Wise 28 vjeç, nuk pushoi asnjë minutë në ndeshje, duke i luajtur 40 minutat e plota derisa pas tij statistikisht më të mirët në ndeshje ishin Bojan Trajkovski i Prishtinës me efiçencë 25 dhe Janou Rubin i Pejës me efiçencë 20.
Raporti dhe Statistikat e ndeshjes së dytë finale