Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TO THE CONFERENCE FINAL

Cleveland në finale, eliminohet Chicago

Cleveland në finale, eliminohet Chicago


15 May, 2015 @7:51

Cleveland Cavaliers ka arritur finalen e Konferencës Lindore në NBA. Pa ndonjë performancë të shkëlqyer të LeBron Jamesit, që u ndalë në 15 pikë, por as të Kyrie Irvingut, kavalierët kanë arritur të mposhtin bindshëm Chicagon në United Center për të arritur finalen e Konferencës me 4-2 në seri.  

Matthew Dellavedova shënoi 19 pikë, ndërsa Tristan Thompson regjistroi double-double prej 13 pikëve dhe 17 kërcimeve. 

Kjo është finalja e parë e Konferecës për Clevelandin që nga viti 2009. 

Irving u lëndua në ndeshje, pasi ndrydhi gjurin e e majtë të këmbës dhe la ndeshjen në rezultatin 35-35. 

James, nuk arriti të shënojë asnjë treshe nga 4 tentimet e tij gjatë ndeshjes, por kjo nuk i pengoi ekipit të tij që të arrijë fitoren. 

Chicago Bulls përfundon këtu stinorin, derisa kthimi i Pau Gasolit në parket, nuk bëri ndonjë dallim të madh. Jimmy Butler shënoi 20, Derrick Rose 14 e Gasol përfundoi ndeshjen me 8 pikë. 

Cleveland në finale do të takohet me fituesin e përballjes Atlanta Hawks - Washington Wizards, ku rezultati aktual i serisë është 3-2 për Atlantan.

SKEMA E PLAY-OFFIT


Video

Chicago Bulls - Cleveland Cavaliers (Ndeshja VI)



 
Të gjitha lajmet nga NBA