FINAL FOUR 2015 - MADRID

Çereku i dytë, fatal për Fenerin e Kenanit
16 May, 2015 @0:47
Real Madrid ka arritur që të plasohet në finale të Euroleague, ku do të takohet me Olympiacosin.
Ekipi madrilen ka qenë dukshëm më i mirë se Fenerbahçe, derisa i tërë dallimi i ndeshjes u bë në çerekun e dytë kur Los Blancos bombarduan Kanarinat e Stambollit, për të përfunduar pjesën e parë 55-35.
Më tutje Fenerbahçe nuk gjeti forcë për tu rikthyer në ndeshje, derisa filloi edhe problemi i faulimeve, ku madrilenët ishin në bonus dhe në fund fituan 96-87.
Gustavo Ayon ishte më efikasi te Real Madridi, me 18 pikë të shënuara, derisa pas tij u dallua edhe KC Rivers me 17 të tjera.
Te ekipi turk, kosovari Kenan Spahi luajti 6 minuta në këtë gjysmëfinale, duke regjistruar 1 kërcim në ndeshje, e më efikasi ishte Andrew Goudelock me 26 pikë të shënuara, 4 asistime dhe 6 kërcime.
Fenerbahçe tash do të luftojë për vend të tretë me CSKA Moskën, derisa finalja do të luhet të dielën ndërmjet Real Madridit dhe Olympiacosit, pasi që të përcaktohet fituesi i ndeshjes për vend të tretë.