LIGA E PARË
BOROZANI/D.S.
Kerasan Prishtina, në Superligë
16 May, 2015 @20:24
Skuadra e Kerasan Prishtinës ka arritur që të shënojë fitore në finalen e Play-Offit të Ligës së Parë, duke e mposhtur me rezultat 2-1 Newbornin, në palestrën 1 tetori sonte.
Kerasan Prishtina është i përbërë kryesisht nga juniorët e Sigal Prishtinës.
Nga Superliga këtë stinor ka rënë Kastrioti i Ferizajit dhe ekipi prishtinas do të zë vendin e tij.
Newborn do të ketë edhe një rast për kualifikim në Superligë, pasi që do të zhvillojë ndeshje me Besën e Superligës, që ka përfunduar stinorin në zonën Play-Out të Superligës.