FINAL FOUR 2015 - MADRID

Mbretërojnë kontinentin, pas 2 dekadave
17 May, 2015 @22:02
Real Madrid është kampion i ri i Europës në basketboll. Ekipi i drejtuar nga trajneri Pablo Laso ka arritur trofeun e shumëkërkuar europian, pas tre finaleve me radhë në Euroleague të humbura.
Madrilenët kanë mposhtur Olympiacosin në finale, me rezultat 78-59, duke iu revanshuar për titullin e humbur në finalen e dy viteve më parë në Stamboll.
Jaysee Carroll ka qenë më efikasi te Real Madrid sonte, me 16 pikë të shënuara, ndërsa Andres Nocioni dhe Sergio Llull kanë kontribuar me nga 12 pikë secili në fitore.
Olympiacos përmbylli çerekun e parë në epërsi, 15-19, por Real u rikthye fuqishëm në çerekun e dytë me 20-9.
Derisa çereku i tretë kaloi baraz 18-18, në të katërtin madrilenët vërtetuan forcën me 25-13 për të ngritur trofeun.
Te ekipi grek, më i dalluari sonte ka qenë Matt Lojeski me 17 pikë të shënuara, derisa heroi i gjysmëfinales Vassilis Spanoulis u ndalë në 3 pikë dhe 3 asistime.