PROPOZICIONET E GARAVE

BOROZANI/Erdis Driza
PG parashikon dënime të ashpra
18 May, 2015 @23:27
Ndodhi ajo që më së paku pritej në ndeshjen e tretë finale të Play-Offit të Superligës dhe pas komunikatës së Pejës, deklarimit të kryetarit të klubit dhe njoftimit nga burimet e ndryshme - tashmë duhet pritur vendimin e FBK-së lidhur me këtë ndeshje.
Pikat e mëposhtme, janë marrë nga Propozicionet e Garave të FBK-së për stinorin 2014/15 për raste të tilla ku thuhet:
Neni 1.3 prej këtyre rregullave thotë se asnjë klub pjesëmarrës në garat e FBK-së nuk guxon në asnjë rrethanë:
1.4. Që të refuzojë ndeshjen apo të lëshojë fushën e lojës pa përfunduar ndeshja.
1.5. Që të refuzojë pjesëmarrjen, apo të lëshojë – braktisë, ceremonialin e hapjes, mbylljes apo ceremonialin e shpalljes së fituesit dhe ndarjes së medaljeve dhe dhuratave.
1.6. Që të sillet në mënyrë jokorrekte dhe ofenduese me çka do të ndikojë në zhvillimin normal të garave, funksionet oficiele (zyrtare) të garave apo ceremonive.
Në rast të shkeljes së këtyre dispozitave, Komisioni Disiplinor i FBK-së, me Propozim të Komesarit të Garave, apo organit tjetër të FBK-së, do të shqiptojë dënimin dhe atë:
Diskualifikimi i menjëhershëm dhe ndalesa e paraqitjes në gara në kohëzgjatje prej një (1) sezoni dhe dënimi me para në shumë prej 3.000 EUR, si dhe dënimi për personin përgjegjës të Klubit (përfaqësuesi zyrtar apo kryetari i klubit).
Në fund, Komesari i Garave, do të ketë punë për të bërë - ndërsa vendimi i tij pritet të vijë brenda ditëve në vijim.