MEDIA

BOROZANI/Erdis Driza
Deklarohet kreu i Pejës
18 May, 2015 @22:40
Pasi që u ndërpre finalja ndërmjet Prishtinës dhe Pejës, kryetari i Pejës, Art Gashi, ka bërë të ditur arsyet pse ekipi pejan u vonua në ndeshje.
“Ne kërkuam nga policia që fillimisht të krijojë kushte për zyrtarët tanë. Më pas kur ne deshëm të dalim në parket, nuk na lejonte policia të dalim,” është cituar të ketë thënë Gashi për Gazetën Olle.
“Ne nuk ishim për mosvazhdim të ndeshjes, ne dëshironim të krijohen kushtet,” ka thënë në fund Gashi.
Ndeshja e tretë e serisë finale Prishtina-Peja u ndërpre në pjesëlojë, kur skuadrat është dashur të nisin pjesën e dytë të ndeshjes.