KOMISIONI DISCIPLINOR

BOROZANI/Lis Dorambari
Nesër vendoset përfundimisht për fatin e Pejës
19 May, 2015 @18:45
Komisioni Disciplinor i Federatës së Basketbollit të Kosovës do të mblidhet nesër për të shqyrtyar propozimet e Komesarit të Garave, Bajrush Ademi.
Komesari i Garave ka propozuar që:
1. Peja të gjobitet me 3 mijë euro,
2. të diskualifikohet dhe të bie në një rang më të ulët të garave si dhe
3. ndaj përfaqësuesit të Pejës, Gazmend Pupovci, të inicohet procedurë disciplinore.
Nesër, Komisioni Disciplinor i FBK-së do të merr vendimin përfundimtar për fatin e Pejës.
Kryetar i KD-së është Fidan Hamiti, derisa anëtarë janë Nuredin Ibishi dhe Lulzim Fushtica.