PRISHTINA

BOROZANI/Lis Dorambari
Ilievski: Nuk e doja titullin në këtë mënyrë
19 May, 2015 @19:43
Trajneri maqedon i Sigal Prishtinës, Marjan Ilievski ka falenderuar kryesinë e klubit për punën e palodhshme gjatë këtij stinori historik, derisa ka thënë se nuk e dëshironte titullin në këtë mënyrë.
“Asnjë nga ne nuk kishim dëshirë të marrim titullin në këtë mënyrë. Por ne e merituam dhe gjithsesi do ta fitonim,” ka bërë të ditur faqja zyrtare e Prishtinës në Facebook fjalët e trajnerit, që i ka thënë në seancën e fundit stërvitore të stinorit.
Sigal Prishtina u shpallë kampione e Kosovës me Vendim të Komesarit të Garave.