FIBA EUROPE

BOROZANI/Erdis Driza
Referi kosovar në Klinikë të referimit të FIBA-së
20 May, 2015 @15:11
Gjyqtari dhe Koordinatori teknik i FBK-së, Faton Kurshumlija, po qëndron këto ditë në Gjermani, për të marrë pjesë në Klinikën e FIBA Europës për Instruktorë të Referemit, që mbahet në Freising.
Aty do të ligjerojnë emra të njohur të referimit si Carl Jungebrand, Ronnie Nunn, Courtney Kirkland, etj.
Kurshumlija pritet që të marrë atje thirrjen e FIBA Instruktorit për Kosovë dhe njohuritë t’ua transmetojë gjyqtarëve kosovarë.