Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CAVS MERR EPËRSINË

Lebron dhe JR Smith sjellin epërsinë

Lebron dhe JR Smith sjellin epërsinë


21 May, 2015 @8:57

Ekipi i Cleveland Cavaliers i udhëhequr nga LeBron James dhe JR Smith ka arritur të rrëmbejë epërsinë në ndeshjen e parë të serisë finale të Play-Offit në NBA, ndaj Atlanta Hawksit. 

Kavalierët kanë shënuar fitore si mysafir në Philips Arena të Atlantas për të dalë 1-0 në epërsi të serisë finale të Konferencës Perëndimore. 

Derisa LeBron James luajti me 31 pikë, 6 asistime dhe 8 kërcime në ndeshje, JR Smith shënoi 8 treshe për ekipin e tij për të përfunduar takimin me 28 pikë, 3 asistime dhe 8 kërcime. 

Te Atlanta, që vetëm në çerekun e parë ishte më e mirë se Clevelandi, u dallua Jeff Teague që shënoi 27 pikë, derisa ekipi tash do të ketë punë kolosale për të kaluar LeBronin me kompani në ndeshjet tjera pasi që nuk kanë arritur të shfrytëzojnë epërsinë e terrenit vendas në ndeshjen e parë. 

Atlanta luan edhe ndeshjen e radhës si vendas, para se të udhëtojë për 2 ndeshje në Cleveland në sistemin final që luhet me: 2-2-1-1-1.

SKEMA E PLAYOFFIT


Video

Çaste nga ndeshja e parë finale e Konferencës



 
Të gjitha lajmet nga NBA