EUROLEAGUE

Edhe 2 vjet me Obradovicin
25 May, 2015 @12:12
Skuadra e Kenan Spahisë, Fenerbahçe Ulker, ka nënshkruar kontratë edhe dy vjet me trajnerin e saj, Zeljko Obradovic.
Nën drejtimin e Obradovicit, skuadra turke ka bërë arritje historike sivjet duke u kualifikuar për herë të parë në Final Four të Euroligës.
Fenerbahçe Ulker udhëhiqet nga trajneri Obradovic që nga viti 2013. Trajneri serb më parë ka qenë në krye të Panathinaikosit për 13 vite me radhë, duke fituar pesë tituj të Euroligës me këtë skuadër.