ART GASHI

BOROZANI/ Erdis Driza
Gashi: “FBK i shkeli rregullat”
25 May, 2015 @19:15
Vendimi i Federatës së Basketbollit të Kosovës për ta larguar skuadrën e Pejës nga Superliga, edhe njëherë është vlerësuar e padrejtë nga kryetari i klubit verdhezi, Art Gashi.
Ai ka kritikuar fuqishëm vendimin e FBK-së, duke dhënë madje fakte se FBK-ja i ka shkellur edhe rregullat e FIBA-s derisa vendosi për përjashtimin e Pejës nga Superliga.
Më poshtë ju sjellim reagimin e plotë të Art Gashit të shkruar në llogarinë e tij personale në Facebook.
“Disa thoshnin “Ishalla s’na sheh FIBA” e disa të tjerë thoshnin “Tash jemi në FIBA, s’ka më me fal”. Ne po themi, ishalla nuk e ka pa FIBA vendimin e FBK-së se atëhere bëhemi horr! Tash mundet me pa krejt bota, që për interesat e dikujt dikujt, dikush shkelet e linçohet.
FBK-ja në një anë krenohet që po i dënon dhe po ju mëson mësim ekipeve tjera si të sillen, ndërsa në anën tjetër me dy këmbët i shkelin rreguloret e FIBA-s, Statutin e Federatës si dhe Rregullat e Garave ku shumë qartë citohet që Federata si organ vepron vetëm sipas rregullave në fuqi të FIBA-s. Ndërsa në foto mund ta shihni rregulloren e FIBA-s dhe artikullin 20 ku shumë bukur shpjegohet dënimi për ekipin i cili tërhiqet nga parketi, e që nuk ka lidhje me vendimin dhe propozimin e Komesarit, e pastaj edhe me vendimin e Komisionit Disciplinor.
Galatasaray vjet është tërhequr në ndeshjen e fundit finale pranë rezultatit 3-3, ndërsa të njëjtën gjë e ka bërë edhe Rabotnicki në Maqedoni dhe përpos që e humbën ndeshjen me rezultat zyrtar, këta ekipe vazhduan të luajnë. Arsyet e tërheqjes mbesin në ndërgjegjen e zyrtarëve dhe në ato momente pak kush e din çfarë ka ndodhur. Është vërtetë shumë vështirë me ardhë deri te tërheqja e ekipit, gjë të cilën ne nuk e bëmë me qëllimin që mos të kthehemi më në fushë, dhe nuk kemi nevojë për gjykimet e atyre që kurrë asnjëherë as biletën nuk e kanë blerë e lëre më ma shumë me kontribu për këtë klub. Marre ju qoftë për krejtë komentet, fyerjet dhe provokimet. Ju mundeni me vazhdu me leh qysh keni leh deri sot, ndërsa NE kemi me vazhdu me ndërtu KB PEJËN, klub në nivelet më të larta”.