PLAY OUT
BOROZANI
Anulohet ndeshja e Play Outit
27 May, 2015 @21:40
Propozimi i komesarit të garave për ngritje të procedurës disiplinore ndaj skuadrës së Besës, e ka lënë në gjysmë garën e Play Outit që po zhvillohej ndërmjet Newbornit dhe Besës.
Ndeshja Newborn - Besa, e cila është paraparë që të zhvillohet nesër (e enjte) në ora 20:00, është shtyrë për një datë tjetër, deri në marrjen e vendimit të Komisionit Disiplinor.
Ndaj skuadrës së Besës është ngritur procedurë disiplinore për shkak të dyshimit në falsifikim të dokumenteve dhe paraqitjes së lojtarëve pa të drejtë loje.
Propozimi për procedurë disiplinore ndaj Besës.
Besa avanson në serinë e Play Outit me rezultat të përgjithshëm 1-0, pasi që ndeshjen e parë kundër Newbornit e kishte fituar me rezultat të bindshëm 90-64.