Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CAVS 4-0

Finalisti i parë, Cleveland

nba.com

Finalisti i parë, Cleveland


27 May, 2015 @10:55

Se sa është i rëndësishëm për një skuadër LeBron James, e tregoi këtë gjatë gjithë stinorit dhe në fund u shpërblye duke e dërguar Clevelandin drejt finales së madhe të NBA-së.

LeBron James, së bashku me kompaninë e tij, e deklasoi Atlanta Hawksin, duke e mposhtur 4 herë në seri, ndërsa në ndeshjen e fundit me rezultat 118-88.

King Jamesi shkëlqeu me 23 pikë, 9 kërcime e 7 asitime, derisa u ndihmua edhe nga i rikthyeri pas dy ndeshjeve, Kyrie Irving, me 16 sosh.

Kurse në anën tjetër, 17 pikët e Jeff Teague-së, ishin tejet të pamjaftueshëm për shqiponjat e Atlantës.

Cleveland Cavaliers, në finalen e madhe të NBA-së, do të përballet me fituesin nga dueli Golden State - Houston , ku rezultati aktual është 3-1 në favor të Warriorsit.

SKEMA E PLAY-OFFIT


Video

Cleveland Cavaliers



 
Të gjitha lajmet nga NBA