GSW-HOU 4-1

nba.com
Finalisti i dytë, Golden State
28 May, 2015 @10:06
Pas Cleveland Cavaliersit, edhe Golden State Warriors, dominoi në serinë e finales së Konferencës, për të kualifikuar në finalen e madhe të NBA-së.
Luftëtarët e Golden State, e deklasuan raketën duke e mposhtur katër herë në seri, derisa pësuan vetëm një herë.
Ndeshja e pestë, përfundoi me rezultat 104-90, në favor të djelmoshave të trajnerit Steve Kerr, derisa në skenë ishte MVP-ja Stephen Curry me 26 pikë, 8 kërcime e 6 asistime. Curry ndihmë mori edhe nga Harrison Barnes me 24 dhe Klay Thompson me 20 pikë.
Në dorëzimin e Houstonit, mund të themi se ndikoi loja e keqe e James Hardenit, i cili përpos që i shënoi 14 pikë, që sipas statistikave nuk është e mjaftueshme për të, i humbi edhe 13 topa, ku lojtarët e Golden State, e shfrytëzuan në mënyrën më të mirë.
Golden State Warriors, pas 40 viteve, arriti ta shijojë finalen e madhe të NBA-së, ku përballë tyre do të jetë Cleveland Cavaliersi, i uritur për titull, me LeBron James e kompaninën e tij.
Ndeshja e parë e finales do të luhet në Oracle Arena të Golden State, me 4 qershor.
Video
Golden State Warriors