PRISHTINË

Foto: FBK/ Facebook
Përfaqësuesja kosovare, nis stërvitjet
30 May, 2015 @18:16
Përfaqësuesja e Kosovës U-20 ka nisur stërvitjet sot për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Europian të këtyre grupmoshave.
Nën urdhërat e përzgjedhësit, Ilir Selmani dhe ndihmësit të tij, Ismet Ferati, basketbollistët kanë zhvilluar stërvitjet e tyre në palestrën 1 tetori të Prishtinës.
Kosova do të merr pjesë në Divizionin B si pjesë e Grupit B, derisa kundërshtarë në grup ka Gjeorgjinë, Portugalinë, Malin e Zi dhe Luksemburgun.
Basketbollistët e ftuar janë këta: kliko këtu
Ndeshjet kualifikuese të këtij grupi do të zhvillohen në Hungari nga 9 deri më 19 korriku i këtij viti.