CHICAGO BULLS

nba.com
Shkarkohet Thibodeau
29 May, 2015 @10:50
Demat e Chicagos, vendosën që ta shkarkojnë trajnerin e tyre Tom Thibodeau, pas pesë stinorëve bashkëpunim.
Thibodeau, gjatë këtyre viteve, arriti një bilanc prej 255 fitoreve e 139 humbjeve me Bullsat.
57 vjeçari Tom, në mesin e trajnerëve që së paku i kanë 200 ndeshje të zhvilluara në karrierë, është bërë trajneri i shtatë në histori të NBA-së, me përqindjen më të lartë të fitoreve, derisa në pesë stinorët e tij arriti ta inkuadrojë Chicagon në Play Off.
Tom Thibodeau, gjithashtu në stinorin 2010/11, është zgjedhur trajneri i vitit në NBA, derisa sivjet është eliminuar në gjysmëfinale të Play-Offit nga Cleveland Cavaliers.