CAKTOHEN FINALET

BOROZANI/Erdis Driza
Rregulla të reja në BIBL
3 June, 2015 @13:44
Menaxhmenti i Balkan League-së ka publikuar Rregulloren e re të Garave për stinorin e ri, 2015-16.
Njëra ndër ndërrimet e mëdha është me numrin e lojtarëve të huaj. Tashmë çdo ekip do të ketë të drejtë të regjistrojë pesë lojtarë të huaj në ekip, pa marrë parasysh a janë ata europianë apo jo!
Ndërsa në lojë, gjithmonë duhet të jetë një lojtar vendor.
Me kërkesë të FIBA-së, BIBL ka bërë të ditur se finalja duhet të luhet brenda muajit prill dhe janë caktuar datat e finaleve më 12 dhe 20 prill të vitit të ardhshëm.
Gjithashtu, sa i përket sistemit të garave, do të mbetet në fuqi ai i vitit të kaluar me Grupe A dhe B, që pastaj krijojnë Grupet C dhe D, prej ku caktohen çerekfinalistët që futen në Play-Off.
Liga Ballkanike stinorin tjetër do të ketë maksimalisht 12 ekipe, ndërsa përfundimisht për numrin e ekipeve pjesëmarrëse do të vendoset në fund të qershorit ose në fillim të korrikut të këtij viti.