THE GREAT FINAL

REUTERS/Arkiv
Afrohet finalja
3 June, 2015 @13:20
Dy skuadrat më të mira të Konferencave në SHBA, Cleveland Cavaliers (Lindje) dhe Golden State Warriors (Perëndim) janë gati për finalen e madhe të NBA-së.
Ndeshja e parë finale luhet të premten në mëngjes me fillim në ora 03:00, derisa epërsinë e terrenit vendas do ta kenë Luftëtarët me MVP-në e stinorit të rregullt, Stephen Curry.
Për Kavalierët, kjo është finalja e parë pas vitit 2007. Ndërsa Luftëtarët janë këtu pas 40 viteve.
Sistemi i ndeshjeve finale do të jetë 2-2-1-1-1, derisa kampion i NBA-së për këtë stinor do të shpallet ekipi që së pari arrin 4 fitore.
Seria nis me Golden State Warriorsin si vendas.
Warriors që përfundoi stinorin e rregullt me bilanc 67 fitore dhe 15 humbje, ka qenë tre herë kampion i NBA-së dhe atë në vitet: 1947, 1956 dhe 1975.
Në anën tjetër, Cavaliers, që përfundoi stinorin me 53 fitore dhe 29 disfata, duke përfunduar në vend të shtatë si bilanc i përgjithshëm në NBA, para Play-Offit, nuk ka fituar asnjëherë titullin e kampionit.
SI ARRITËN NË FINALE SKUADRAT?