TRAJNIMI

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Edukimi vazhdon
2 June, 2015 @15:30
Faton Kurshumlija si instruktor dhe treshja e gjyqatrëve Blendi Fejza, Endrit Basha dhe Ngadhnjim Shabani do të jenë pjesë e kampit për gjyqtarë “Can Do Basketball - Education and Training”. Borozani.com
Të apostrofuarit do të marrin pjesë në kampin në fjalë që mbahet në Sofje të Bullgarisë prej 2 deri më 8 qershor të këtij viti, ku do të ligjërojnë gjyqtarë ndërkombëtarë të njohur si: Alan Richardson, Davorin Nakic, Shay Shtriks dhe Stelios Koukoulekidis.