FINALS - GAME 1

Warriors ndal Jamesin në vazhdime
5 June, 2015 @8:49
Pas pushimit 8 ditor, finalja nisi ashtu siç i ka hije. Duel fantastik, i barabartë, që çoi ndeshjen në vazhdime, ndërsa krejt në fund, Golden State Warriors morri epërsinë e serisë duke mposhtur Cleveland Cavaliersin, 108-100.
MVP i stinorit të rregullt, Steph Curry shënoi 26 pikë dhe 8 asistime në fitoren e ekipit të tij, që arriti të ndalë LeBronin për të marrë epërsinë e serisë finale.
“Kanë qenë 5 minuta klasike për fitoren që na nevojitej,” ka thënë Curry pas ndeshjes dhe fitores së ekipit të tij, duke aluduar në vazhdimet, ku Golden State fitoi 10-2 ndaj Clevelandit për fitoren e parë të serisë.
James ishte fantastik gjatë ndeshjes. Ai shënoi 44 pikë në përballjen e parë finale duke kontribuuar edhe me 8 kërcime dhe 6 asistime.
Mirëpo, Cleveland dështoi të shënojë tetë shutat e para në vazhdime për të dështuar në fund.
Golden State ka vazhduar formën thuajse perfekte në shtëpi gjatë këtij stinori, duke e regjistruar fitoren e 47-të karahas vetëm 3 humbjeve. Në Play-Off, Golden State ka bilanc 8 fitore e 1 humbje.
Ndeshja e dytë e serisë zhvillohet përsëri në Golden State.
Video
Stephen Curry
LeBron James
TOP 5 akcionet
FAKT:
LeBron James ka shënuar rekord të karrierës në finale të NBA, duke shënuar 44 pikë. |