Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BIBL : : : PEJA VAZHDON ME FITORE

Peja mposht Bashkimin edhe në BIBL

Pamje nga një ndeshje e kaluar në Karagaç Foto: KBPeja/ Korniza/ fb

Peja mposht Bashkimin edhe në BIBL


23 November, 2022 @22:03

Pas fitores së shënuara ndaj Bashkimit në Superligë, Peja ka mposhtur ekipin prizrenas edhe në kuadër të BIBL për të bërë rezultatin mes tyre këtë stinor në këto gara 2-0!

Verdhezinjtë kanë qenë për pak më të mirë sesa portokallezinjtë, ndërsa aq ka qenë e mjaftueshme për të fituar duelin dhe për të vazhduar pamposhtshmërinë në BIBL këtë stinor për ta pas fitores së madhe ndaj Budivelnykut, e tashmë kanë bilancin 2-0 në këtë ligë.

Peja mposhti Bashkimin 76-72 [22-19, 18-15, 21-20, 15-18] ndërsa Rodney Purvis me 22 pikë ka qenë më efikasi te Shqiponjat e Karagaçit. Purvis për edhe 3 asistime e 3 kërcime në fitore, ndërsa atij i ndihmuan edhe Jalen Tate që dha 19 pikë e 3 asistime, si dhe Brad Waldow me 17 të shënuara e 9 kërcime.

Bashkimi, që nuk po gjen fitoren me trajnerin e ri Audrius Prakuraitis, në pjesë të dytë është treguar më i mirë se Peja, por pamjaftueshëm për të arritur fitoren. Nuk kanë mjaftuar as 27 pikët e Curtis Jonesit, bashkë me 6 asistime të tij. Nga 10 pikë te Bashkimi kanë shënuar Prentiss Nixon, Fahro Alihodzic dhe Fisnik Rugova, por pa arritur më shumë për t’ia dhënë fitoren e parë trajnerit të ri të prizrenasve.

Derisa Peja bën bilancin 2-0 në kuadër të BIBL me këtë fitore, Bashkimi bëhet me 0-3 pas tri ndeshjeve të para (dy prej të cilave si vendas), duke pasur të gjitha humbje në garë. Dueli i radhës për Pejën në BIBL është ndaj Milenijumit malazez më 20 dhjetor, ndërsa Bashkimi me 27 dhjetor luan ndaj Hapoel Beer Shevas.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League