Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VERDHEZINJTË

Peja nënshkruan Memorandum me Komunën

BOROZANI/Erdis Driza

Peja nënshkruan Memorandum me Komunën


29 September, 2014 @20:18

Klubi Basketbollistik Peja ka nënshkruar sot Memorandum mirëkuptimi me Komunën e Pejës. 

Me këtë, Kuvendi Komunal i jep leje KB Pejës që të shfrytëzojë hapësirat e Karagaçit për krijimin e infrastrukturës dhe hapësira për sponzorët e ekipit. 

KB Peja përmes këtij Memorandumi është liruar prej afro 25 mijë euro pagesave në arkë të Komunës (në bazë të rregullores për tarifa) dhe me këtë rast verdhezinjtë kanë hequr dorë nga subvencionet komunale, ashtu që këto të shkojnë drejt skuadrave tjera sportive në qytetin më Perëndimor të Kosovës, njofton faqja zyrtare e klubit pejan në Facebook

KB Peja ka falenderuar drejtorin e Departamentit për Sport të Komunës, Engelbert Zefaj dhe kryetarin Gazmend Muhaxheri për jetësimin e projektit që pritet të sjellë të hyra për mbarëvajtjen e stinorit që është në prag të fillimit. 

KB Peja është nënkampione e Kosovës dhe pjesëmarrëse e Balkan League. Ata, këtë stinorë kanë sjellur trajnerin kroat, Boris Kurtovic, në krye të ekipit dhe synojnë majen e basketbollit vendor, por edhe paraqitje më të suksesshme ndërkombëtare në ligën ballkanike. 


 
Të gjitha lajmet nga