Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - PEJA

Peja ngritet, Nikli ende pa fitore

TOPSPORTI/ Arian Paçarizi

Peja ngritet, Nikli ende pa fitore


9 October, 2019 @18:07

Ndeshja hapëse e xhiros së katërt në mes të Feronikelit dhe Pejës, përfundoi me rezultat 89-95 në favor të skuadrës pejane.

Kjo ndeshje është luajtur në “Karagaç” të Pejës, pasi që palestra në Drenas nuk ishte e gatshme për ndeshje.

Dueli mes Feronikelit dhe Pejës, deri në çerekun e fundit kaloi me rezultat të ngushtë, derisa Peja në minutën e fundit të ndeshjes përmes shënimeve të kroatit Henrik Sirko e bëri dallimin për ta regjistruar fitoren e radhës.

Sirko ishte koshashënuesi më i mirë te Peja me 25 pikë, derisa ishte i saktë nga vija e treshit 100% (5 tentime, 5 shënime). Ai u ndihmua edhe nga Jamichael Morgan me 24 pikë dhe Jordan Martin me 20 pikë të tjera.

Në anën tjetër më i dalluari te Feronikeli ishte Tyron Garland me 29 pikë, por nuk mjaftoi për fitore.

TABELA AKTUALE

Peja e regjistroi fitoren e dytë të stinorit në 3 ndeshjet e zhvilluara, kurse Feronikeli është ende pa fitore.

Në xhiron tjetër, Peja e pret Lipjanin, kurse Nikli luan me Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga