TEAM OF THE WEEK
TOP 5-shja e javës në Superligë (3)
8 October, 2019 @18:21
Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.
Ekipin e javës e përbëjnë: Divine Myles (Prishtina), Valon Bunjaku (Ylli), Malcolm Canada (Prizreni), Jarvis Howard (Rahoveci) dhe Fahro Alihodzic (Prishtina).
Në xhiron e tretë është luajtur derbi i vjetër në mes të Pejës dhe Prishtinës, që përfundoi me fitoren e kryeqytetasve.
Në pesëshen e javës nga kjo ndeshje, arritën të hyjnë dy lojtarë nga Prishtina, Divine Myles dhe Fahro Alihodzic.
Myles luajti me 22 pikë e 4 asistime, kurse Alihodzic me 21 pikë, 9 kërcime e 4 asistime.
Ylli e mposhti Trepçën me rezultat 90-80. Më i dalluari në këtë ndeshje ishte Valon Bunjaku. Ai luajti me 20 pikë, 7 kërcime, 4 asistime e 4 topa të rrëmbyer.
Prizreni në këtë xhiro e regjistroi fitoren e parë të stinorit 2019/20 kundër Feronikelit. Malcolm Canada shkëlqeu me 31 pikë, 11 kërcime e 8 asistime, derisa shifra më e lartë e pikëve erdhi nga ai.
Pesëshen e javës e mbyll lojtari i Rahovecit, Javis Howard. Ai luajti me double-double prej 18 pikëve e 10 kërcimeve në fitoren e skuadrës së tij kundër Lipjanit.