Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - ACADEMIC

Peja njoftohet me humbje në BIBL

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Peja njoftohet me humbje në BIBL


21 November, 2019 @20:58

Në duelin e të pamposhturve në Ligën Ballkanike në mes të Pejës dhe Academix Bultex, nga ky dueli fituese doli skuadra bullgare, duke e mposhtur Pejën me rezultat 87-98.

Skuadra bullgare në 3 çerekët e parë ishte në epërsi, derisa presingu i Pejës në çerekun e fundit nuk mjaftoi për ta mposhtur kundërshtarin.

Shakir Smith shkëlqeu në “Karagaç”, duke luajtur me triple-double prej 31 pikë, 11 kërcime e 10 asistime te Academic.

Te Peja u dalluan Henrik Sirko me 29 pikë e 14 kërcime, Drilon Hajrizi me 25 pikë e 10 kërcime dhe Beq Kovaqi me 15 pikë.

Academic aktualisht është skuadra e vetme pa humbje në Ligën Ballkanike, kurse Peja ka bilanc 2 fitore e 1 humbje deri më tani.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League