Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPONJAT

Peja paralajmëron përforcimet për 20/21

Peja paralajmëron përforcimet për 20/21


6 October, 2020 @13:06

Edhe pse KB Peja nuk bëri asnjë përforcim në afatin e rregullt kalimtar për edicionin që po vjen 2020/21 të Superligës dhe Ligës Unike, klubi përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të vinë zyrtarizimet për sezonin e radhës.

Me komentin: “Yjet janë gjithmonë vonë. Së shpejti vinë zyrtarizimet e rosterit për sezonin 2020/21,” KB Peja ka bërë të ditur se klubi do të jetë ai i vjetri me përforcime që do të bëjnë ekipin ndër më konkurrentët për garat e përmendura.

Në fakt afati i rregullt kalimtar ka përfunduar dje, por vetëm për basketbollistët vendorë, derisa të huajt do të mund të paraqiten si përforcime deri para fillimit të xhiros XXII të Superligës.

E KB Peja në roster siç dihet ka të regjistruar veçse lojtarët me përvojë dhe reprezentuesit Dardan Berisha e Drilon Hajrizi, andaj ekipi në secilin moment do të jetë i fortë.

Në ndërkohë, presim e shohim çka do të servojnë verdhezinjtë që kanë të fituar trofeun e fundit në basketbollin kosovar, Kupën e Kosovës, pas së cilës u ndërpre kampionati dhe edicioni 2019/20 u anulua.

Edicioni i ri në basketbollin e Kosovës do të nisë më 14 tetor me ndeshjen e Play-out-it me Trepçës dhe AS Prishtinës për të vazhduar me turneun e Superkupës dhe Superligën e Kosovës në basketboll.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike