BKT SUPERLIGA

BOROZANI/Edrin Shkuliqi
Peja për fitoren e 12-të radhazi
22 March, 2013 @14:17
Skuadra lidere e BKT Superligës në basketboll, Peja, që është në formë të jashtëzakonshme do të udhëtojë sot për në Vushtrri për t’u përballur me ekipin më të dobët të BKT Superligës aktualisht, Kosovën.
Djelmoshat e trajnerit, Rudolf Jugo, do të shikojnë sot të thejnë rekordin e koshave të shënuar në stinor ndaj ndonjë kundërshtari, pasi që fitorja nuk vihet as në dyshim ndaj Kosovës, e cila ka ndalë motorët e saj këtë stinor.
Kroati Rudolf Jugo pritet që sot t’ua jep rastin basketbollistëve të rinj dhe atyre me minutazhë më të vogël ashtu që të marrin përvojën e duhur para përballjeve të Play-Offit dhe Final Fourit.
Pejanët sot pritet të arrijnë fitoren e 12-të me radhë në BKT Superligë, që është seria më e madhe që ka arritur ky ekip si dhe në përgjithësi në BKT Superligë këtë stinor.
BKT SUPERLIGA, XHIROJA XXI
20:00, Jeton Tërstena, Vushtrri | Kosova - Peja | (0-2) Rezultati i ndeshjeve të ndërsjella | Gjyqtarë: H. Grezda, A. Rifati dhe V. Rraci |