DENVER

REUTERS/Mark Leffingwell
Nuk e kthen dhuratën
22 March, 2013 @10:21
Edhe Denver Nuggets, është duke ndjekur rrugën e Miami Heat. Ndoshta ende larg janë për të arritur serinë e kampionit aktual, por edhe 14-të fitore rresht, nuk janë për tu hedhur poshtë.
Fitoren e katërmbëdhjetë, skuadra e trajnerit George Karl, nuk e arriti aq lehtë, por dhuratën që ia ofroi lojtari i Philadelphia-së Evan Turner, Denver nuk e ktheu.
Turner, 7.1 sekonda para përfundimit të ndeshjes, ishte në vijën e gjuajtjeve, ku nuk arriti të shënoi dy herë, e pastaj në sulmin e Denverit, Corey Brewer tentoi të shënoi nga vija e treshit, por u faulua dhe kishte tre gjuajtje të lira përpara.
Brewer me gjakëftohtësi, arriti të shënoi që të trijat, ku ia solli fitoren skuadrës me rezultat të ngusht 101-100. Ai luajti me 29 pikë ku u ndihmua edhe nga Andre Miller me 21 sosh.
Me këtë fitore, Denver Nuggets e siguroi play-offin në Konferencën Perendimore, të cilët kanë 48 fitore e 22 humbje dhe gjenden në pozitën e pestë.