Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LAKERS

Fituan, pa Bryantin

REUTERS/Brent Smith

Fituan, pa Bryantin


18 March, 2013 @12:16

Nuk ka zëvendësim për Kobe Bryant, por fitorja mund të arrihet edhe pa të. Skuadra e Lakersit, është duke u mësuar dalëngadalë se është e mundur që në mënyrë ekipore, të arrihet suksesi.

Këtë më së miri e vërtetuan në ndeshjen kundër Sacramento Kingsit. Trajneri Mike D’Antoni, u detyrua të luaj me vetëm shtatë lojtarë, për shkak të lëndimeve të shumta në skuadër.

Megjithatë LAL e mposhti kundërshtarin me rezultat 113-102, në ndeshje u dallua më së shumti Antawn Jamison me 27 pikë e 9 kërcime, ndërsa në anën tjetër nuk mjaftuan 26 pikët e Isaiah Thomas për fitore të Kingsit.

Kjo ishte fitorja e 36-të e Lakersit, të cilët kanë 32 humbje dhe janë në pozitën e tetë në Konferencën Perendimore, në kufi të play-offit.


 
Të gjitha lajmet nga NBA