Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIAMI HEAT

Vlon Miami!

REUTERS/Aaron Harris

Vlon Miami!


17 March, 2013 @22:11

Kampioni aktual po shkëlqen në NBA. Ata plotësisht e harruan humbjen në 22 ndeshjet e fundit. Fitoren e radhës e shënuan kundër Toronto Raptorsit me rezultat 108-91.

King Jamesi shkëlqeu me 22 pikë, 12 kërcime e 8 asistime, ku u ndihmua edhe nga Wade me 20 pikë, e Ray Allen me 20 sosh. Në anën tjetër nuk arriti të ndalë Rudy Gay me 27 pikë Miami-në.

Tani Miami ka arritur që të shënojë fitoren e 22-të rresht në NBA dhe me këtë ka arritur të barazojë rekordin e Houstonit. Tashmë para Lebron James dhe kompanisë, kanë mbetur vetëm edhe 11-të fitore për të arritur vendin e parë në NBA sa i përket fitoreve në seri të cilën e mban Los Angeles Lakersi me 33 fitore të arritura në stinorin 1971/72.


 
Të gjitha lajmet nga NBA