DRITA

BOROZANI/Erdis Driza
Shumë afër shpëtimit
17 March, 2013 @21:50
Basketbollistët e Dritës të udhëhequr nga trajneri Gyltekin Selimi kanë arritur që të shënojnë fitore shumë të rëndësishme ndaj Kosovës së Vushtrrisë sonte.
Të udhëhequr nga treshja amerikane, Craig Blackmon, Obinna Agomo dhe Brandon Shingles, gjilanasit kanë arritur që t’i shënojnë mbi 100 pikë vushtrriasve, të cilët si duket janë dorëzuar në luftë për të mbetur në elitë. Sonte janë dalluar edhe dyshja shumë e mirë e gjilanasve, Driton Sylejmani që ka shënuar double-double si dhe qendra e re, Arian Memeti që ka shënuar 18 pikë dhe ka qenë koshashënuesi më i mirë vendor i Dritës.
Me këtë fitore Drita ka ngritur kuotën e fitoreve në pesë sosh, për t’u barazuar me Vëllaznimin dhe tani u mungon vetëm edhe një pikë (e humbur me rezultat zyrtar) për të shpëtuar nga vendi që dërgon në play-out.
BKT SUPERLIGA, SONTE:
Drita - Kosova Vushtrri | 102-83 |
DRITA TOP 5 STATISTIKAT:
1 | Craig Blackmon | 30 pikë | 2 kërcime | 3 topa të vjedhur |
2 | Arian Memeti | 18 pikë | 8 kërcime | 1 bllok |
3 | Driton Sylejmani | 14 pikë | 16 kërcime | 5 asistime |
4 | Obinna Agomo | 13 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
5 | Brandon Shingles | 8 pikë | 3 kërcime | 7 asistime |