Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI

Natë historike

BOROZANI/Edrin Shkuliqi

Natë historike


17 March, 2013 @20:56

Sigkos Bashkimi ka arritur që të shënojë fitore ndaj Sigal Prishtinës për herë të parë pas majit të vitit 2009. 

Katër vjet pritje kaluan sonte dhe portokallët e Prizrenit të udhëhequr maestralisht nga dyshja amerikane Kejuan Johnson dhe Mark Dawson, me lojë fantastike dhe luftë të pakompromis arritën që të shpaguajnë mallin e prizrenasve. 

Ndeshja ka qenë e barabartë gjatë gjithë kohës, përveç çerekut të parë kur Sigkos Bashkimi kishte një përparësi pak më të madhe. 

Sigal Prishtina ka arritur të kthejë avantazhin dhe të dalë në epërsi, të cilën e mbajti deri kah mesi i çerekut të fundit, kur ekipi i udhëhequr nga Muharem Vugdalic, ka kaluar në epërsi për të mos e lëshuar deri në fund të takimit me luftë të madhe.

Koshashënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Kejuan Johnson i Sigkos Bashkimit me 27 pikë të shënuara duke qenë i pandalshëm për mbrojtjen mysafire, ndërsa krahas tij pikë dyshifrore shënuan edhe Rokas Uzas, Mark Dawson dhe Muhamed Hasani.

Në anën tjetër, 18 pikët e qendrës Akida McLain dhe 15 të tjera të Granit Rugovës ishin të pamjaftueshëm për të dalë të pamposhtur prishtinasit nga palestra e nxehtë në Prizren.

Me këtë fitore, Sigkos Bashkimi i është afruar vetëm një pikë Sigal Prishtinës, që gjendet në vendin e dytë të radhitjes tabelare të BKT Superligës.

Xhiron e ardhshme Bashkimi do të udhëtojë në Vushtrri për t’u përballur me Trepçën, ndërsa Prishtina, pas dy humbjeve të njëpasnjëshme do të synojë t’i kthehet fitoreve në përballjen me Vëllaznimin.

 



BKT SUPERLIGA, SONTE:

Sigkos Bashkimi - Sigal Prishtina 83-79 Rezultati përfundimtar (25-17; 40-39; 55-60 dhe 83-79)


Koshashënuesit e Sigkos Bashkimit

1 Kejuan Johnson 27 pikë
2 Rokas Uzas 18 pikë
3 Mark Dawson 17 pikë
4 Muhamed Hasani 16 pikë
5 Qëndrim Biraj 3 pikë
6 Valentin Spaqi 2 pikë


Koshashënuesit e Sigal Prishtinës

1 Akida McLain 18 pikë
2 Granit Rugova 15 pikë
3 Julian Terrell 12 pikë
4 Edmond Azemi 11 pikë
5 Alvin Snow 6 pikë
6 Fahri Breca 5 pikë
7 Hekuran Binxhija 5 pikë
8 Edis Kuraja 4 pikë
9 Fisnik Rugova 3 pikë

RTV 21

Teleboysat mposhtin Trepçën

FBK Superliga

Teleboysat mposhtin Trepçën

17/03/13 @ 19:11

EMRA

Do t’i shfrytëzojmë rastet!

FBK Superliga

Do t’i shfrytëzojmë rastet!

17/03/13 @ 11:49

BKT SUPERLIGA

Kërcënimi i Prishtinës

FBK Superliga

Kërcënimi i Prishtinës

16/03/13 @ 16:53

SHAWN JONES

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

01/08/23 @ 11:06

AMERIKANI I PARË PËR SEZONIN E RI

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

FBK Superliga/International/Transfere

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

01/08/23 @ 11:00

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga