Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BKT SUPERLIGA

Kërcënimi i Prishtinës

BOROZANI/ Edrin Shkuliqi

Kërcënimi i Prishtinës


16 March, 2013 @16:53

Sigal Prishtina pas incidentit të ndodhur me Trepçën dhe pas pranimit të dënimeve nga Federata e Basketbollit të Kosovës, ka dalë me një deklaratë tjetër për media. 

Këtë komunikatë ata e kanë quajtur “Në vend të ankesës”. Po ua sjellim të tërën pa ndërhyrje. 

“Pas incidentit që ndodhi në ndeshjen kampionale në mes KB Sigal Prishtina dhe KB Trepça dhe pas dënimeve të shqiptuara nga Komesari i Garave kundër klubit tonë, ne kemi vendosur që të mos ankohemi në vendimet apo dënimet e tilla. Arsyet për veprimin tonë do t’i shpjegojmë më poshtë, por, së pari, shfrytëzojmë rastin që përmes kësaj letre përsëri  t’u kërkojmë ndjesë të gjithëve për incidentin e ndodhur, duke e konsideruar si një akt që dëmton rëndë  imazhin e basketbollit.

Edhe një herë ju sqarojmë se KB Sigal Prishtina ka bërë të gjitha përpjekjet për të organizuar ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Për sa i takon çështjeve të sigurisë, siç deklaruam edhe në komunikatën tonë të fundit, KB Sigal Prishtina ka angazhuar  sigurimin  privat dhe ka lajmëruar me kohë organet e policisë, organe të cilat janë kompetente për të garantuar sigurinë, sepse edhe ligjërisht dihet se në rastet kur në një tubim, i cilësdo natyrë qoftë ai, llogaritet të jenë mbi 500 persona (e në palestër kanë qenë rreth 2000),  çështja e sigurisë  kalon në kompetenca të  policisë dhe, si e tillë, ajo ka qenë përgjegjëse, megjithëse nuk na takon neve të merremi me vlerësimin e punës së tyre.

Ne si klub, në lëkurën tonë, ndjejmë t’na jetë bërë gjuetia e shtrigave nga individë tendenciozë ose me memorie peshku, sepse të këtillët shumë shpejt paskan harruar  incidente edhe më të rënda në palestrat e tjera, duke mos shqiptuar masa adekuate, e, për më keq, të njëjtët, shkojnë edhe më larg me veprimet dhe qëndrimet e tyre, madje deri te kontestimi  i pjesëmarrjes së klubit tonë në BIBL. Në këtë pikë pjesëmarrjen tonë në arenën ndërkombëtare nuk mund ta kontestojë e as ta pengojë askush, sepse garantues i pjesëmarrjes tonë në arenën ndërkombëtare nuk është askush tjetër pos suksesi i pakontestueshëm, tradita, puna, organizimi dhe strukturimi i klubit në nivel pakrahasimisht më të lartë sesa të tjerët duke qenë dhe model për të gjitha klubet sportive në Kosovë. Duke mos e arsyetuar as edhe për një moment të vetëm incidentin e fundit, vlerësojmë se KB Sigal Prishtinën në arenën ndërkombëtare nuk mund ta zëvendësojnë klubet që kane suksese meteorike, kozmetike dhe pa asnjë bazë të shëndoshë për ta përfaqësuar vendin më së miri  në arenën ndërkombatare.

Edhe disa fjalë për dënimet e shqiptuara ndaj nesh nga Komesari i Garave. Nuk do të kthehemi tek incidentet që kanë ndodhur në të kaluarën në palestrat e tjera dhe nuk do të përmendim klubet që kanë qenë përgjegjëse, sepse FBK dhe Komesari i saj i Garave e dinë më së miri se sa e sa herë janë poshtëruar para objektivave të kamerave në palestrat e tjera, por ua rikujtojmë juve dhe gjithë të tjerëve se më nuk do të pranojmë të bëhemi kurban i ndarjes selektive të drejtësisë dhe duam të shohim të njëjtën vendosmëri për t’i rënë çekanit edhe në të ardhmen, duke mos dashur e as paragjykuar që të ndodhin gjëra të pahijshme në palestrat tona sportive.

Kështu që shfrytëzojmë rastin t’ua bëjmë me dije edhe Komesarit të Garave edhe FBK-së që nga sot e tutje në asnjë palestër të Kosovës KB Sigal Prishtina nuk do t’i durojë as edhe në minimum rrebeshet e hedhjeve dhe sulmeve që përjetojmë gjatë zhvillimit të ndeshjeve tona jasht Prishtinës, e që dihet mirë nga të gjithë që gjithmonë na janë bërë në të kaluarën, por i kemi duruar vetëm e vetëm që mos t’ia humbim hijeshinë kësaj loje dhe të mos e praktikojmë ndjenjën e gëzimit për fitoren nëpërmjet tavolinës. Pra, nga sot e tutje, ju bëjmë me dije se nëse vetëm një objekt i fortë hudhet në drejtim të lojtarëve tonë do të tërheqim ekipin nga parketi  dhe pa u marrë masat e nevojshme nga zyrtarët përgjegjës ne nuk do ta vazhdojmë ndeshjen. Me këtë ne nuk do të marrim përgjegjësinë për pasojat e pariparueshme që do t’i kushtojnë basketbollit të Kosovës.” 

Testi i parë i Sigal Prishtinës, pas dënimit do të jetë ndeshja derbi me Sigkos Bashkimin në Prizren. Bashkimi ka qenë i dënuar me një ndeshje pa shikues pas incidentit gjithashtu me Trepçën në fund të stinorit të kaluar. Pritet të shihet se çka do të ndodh tash e tutje. 


BASHKIMI

Malli për fitore!

FBK Superliga

Malli për fitore!

16/03/13 @ 11:02

KAMPIONI

Po shkruajnë histori

NBA

Po shkruajnë histori

16/03/13 @ 10:32

KUPA

Trepça në gjysmëfinale

FBK Superliga

Trepça në gjysmëfinale

15/03/13 @ 16:52

SHAWN JONES

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

01/08/23 @ 11:06

AMERIKANI I PARË PËR SEZONIN E RI

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

FBK Superliga/International/Transfere

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

01/08/23 @ 11:00

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga