SAN ANTONIO
REUTERS
“Kavalieri” Tim Duncan
17 March, 2013 @10:45
Pas lëndimit të Tony Parkerit, të gjithë kanë pritur se San Antonio do të përjetojë rënie në performancë, por nuk ndodhi ashtu.
Skuadra e trajnerit Gregg Popovic, e regjistroi fitoren e gjashtë në tetë ndeshjet e fundit, në ndeshjen e fundit kundër Clevelandit, shkëlqeu super ylli Tim Duncan, i cili bëri double-double me 30 pikë e 12 kërcime dhe luajti me 5 bllokada.
Kjo ishte fitorja e 51-të e skuadrës nga Teksasi, të cilët kanë 16 humbje dhe gjenden në pozitën e parë në Konferencën Perendimore.
San Antonio në ndeshjen e radhës do të përballet me Golden State Warriors.