Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIAMI HEAT

Lëkunden, por nuk rrëzohen

REUTERS/Aaron Josefczyk

Lëkunden, por nuk rrëzohen


21 March, 2013 @9:36

Në ndeshjen kundër Clevelandit, Miami tregoi se sa është serioziteti dhe dëshira e madhe për tu bërë kampion, në skuadër. Kampioni aktual nuk ia nisi ndeshjes mirë, Clevelandi krijoi një epërsi prej 27 pikëve, ku të gjithë menduan se do të përfundojë seria e madhe e fitoreve të Miami-të.

Por King Jamesi, nuk mendonte kështu, gjithashtu dëshira e tij e fundit është që të ndodhë ndonjë gjë e tillë kundër ish skuadrës. Tifozët e Cavsit, brohorisnin gjatë tërë ndeshjes kundër Jamesit, por ai u motivua më shumë, ku iu përgjigj me një triple-double dhe arriti ta kthejë ndeshjen, të cilët fituan me rezultat 98-95.

MVP-ja aktual James, shkëlqeu me 25 pikë, 12 kërcime e 10 asistime, ku luajti rol kryesor në fitoren e 24-të me radhë të Miami-të.

Kjo ishte fitorja e 53-të e kampionit aktual, të cilët kanë vetëm 14 humbje në Konferencën Lindore. Atyre i duhen vetëm edhe 9-të fitore, për ta thyer rekordin e Lakersit me 33 fitore rresht.


 
Të gjitha lajmet nga NBA