MIAMI HEAT

REUTERS/Brian Snyder
Vjen e 23-ta
19 March, 2013 @10:40
Ishte një natë historike për kampionin aktual Miami Heat. Dëshironin që ta thyejnë rekordin e Houstonit që e mbanin së bashku me 22 fitore radhazi.
Pikërisht para pesë vitesh, serinë e Houston Rocketsit, ia kishte ndërprerë Bostoni, e kësaj radhe Celticsat nuk arritën ta bëjnë të njejtin gjë. Miami Heat, po luan sikur kampion.
Sidoqoftë, ndeshja përfundoi në favor të Miami Heatit me rezultat 105-103, LeBron Jamesi shkëlqeu me 37 pikë, 12 asistime e 7 kërcime, ndërsa në anën tjetër te keltët, Jeff Green ishte i disponuar për ndeshje shumë, por nuk mjaftuan 43 pikët e tij për t’i ndalur të pandalshmit.
Miami Heat me 23 fitore rresht, arriti serinë e dytë më të gjatë në histori të NBA-së. Për të qenë të parët, atyre u duhen edhe dhjetë fitore. Ndeshjen e radhës Miami do të luaj kundër Clavelandit.