Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I RADHËS

Peja-Prizreni, luhet nesër

Peja-Prizreni, luhet nesër


9 November, 2022 @12:36

Përballja ndërmjet Pejës dhe Prizrenit që është edhe ndeshja e parë e stinorit në Ligën Unike të basketbollit luhet nesër. Kjo ndeshje llogaritet edhe për Superligë të Kosovës, prandaj skuadrat do të jenë të kujdesshme, pasi që rezultati i duelit pasqyrohet në dy liga.

Dueli Peja-Prizreni i takonte xhiros së nëntë të Superligës, xhiro kjo që u luajt në fundjavën që e lamë pas pos kësaj ndeshjeje, që merr rezultatin nga Liga Unike.

Peja deri tash në Superligë është e pamposhtur, ka bilanc 8-0. Ndërsa Prizreni nuk ka luajtur qe 18 ditë ndeshje, pasi që duelet e tyre u shtyen për shkak se duhet të vinë nga përballjet e Ligës Unike.

Peja vs Prizreni

Peja ka ftuar publikun në Karagaç, duke e bërë të ditur rëndësinë e ndeshjes.

“Vazhdojmë në Ligën Unike, por rezultati i ndeshjes numërohet edhe për Superligën e Kosovës. Ndeshje shumë e rëndësishme, krejt në folenë Karagaç të enjten nga ora 19:00,” ka shkruar njoftimi i KB Pejës për ndeshjen e nesërme.

Ndërkaq, Ponte Prizreni në një mënyrë ka treguar se e ka marrë malli për ndeshje, por edhe do të debutojë përforcimi i ri i ekipit.

“Pas afro 18 ditëve vazhdojmë ndeshjen e radhës me KB Pejën. Kjo ndeshja hap Ligën Unike, por rezultati llogaritet edhe në Superligë. Përkundër super formës së pejanëve, skuadra jonë udhëton për fitore. Në këtë ndeshje debuton edhe përforcimi i fundit i skuadrës, Muhamedali Janjeva,” ka bërë të ditur njoftimi i ekipit bardhezi nga Prizreni.

Peja në Superligë ka bilanc 8-0, ndërsa Prizreni 3-4.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike