Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 1: PEJA - BASHKIMI

Peja rrëmben avantazhin, një fitore larg gjysmëfinales

Peja rrëmben avantazhin, një fitore larg gjysmëfinales


27 April, 2022 @22:31

Peja duke e mposhtur Bashkimin në ndeshjen e parë çerekfinale të Play Offit me rezultat 94-70, rrëmbeu avantazhin për gjysmëfinale.

Bashkimi e nisi ndeshjen me një seri prej 0-7 pikëve, më pas skuadra pejane u këndell dhe e ngushtoi epërsinë e prizrenasëve 20-23.

Peja për herë të parë kaloi në epërsi në fund të çerekut të dytë dhe e mbylli pjesën e parë në epërsi me rezultat 44-42.

Djelmoshat e trajnerit Dokuzovski, e ngritën epërsinë në 9 pikë në çerekun e tretë 66-57, derisa në çerekun e katërt kontrolli ishte totalisht te Peja.

Darius Washington ishte i pakapshëm nga mbrojtja e Bashkimit. Washington për Pejën shkëlqeu me 29 pikë e 7 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Calvin Godfray me 13 pikë e 12 kërcime, Daniel Lekndreaj me 13 pikë dhe Dardan Berisha me 11 pikë.

Te Bashkimi u dalluan Terrence Thompson me 24 pikë e 8 kërcime, Corey Ross me 15 pikë dhe Julien Lewis me 10 pikë.

SKEMA E PLAY OFFIT

Peja kaloi në epërsi 1-0 në serinë çerekfinale dhe i nevojitet vetëm edhe 1 fitore për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Ndeshja e dytë do të luhet në Prizren më 30 prill nga ora 20:30.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga