Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - PEJA

Peja shpëton nga befasia pas vazhdimeve

Peja shpëton nga befasia pas vazhdimeve


26 January, 2020 @21:30

Skuadra e Pejës e mbushur me yje, arriti ta mposhtë Feronikelin vetëm pas vazhdimeve me rezultat 91-98.

Peja ishte shumë afër të befasohet nga Feronikeli, por 12 sekonda para se të përfundonte ndeshja, së pari shënoi Arti Hajdari, derisa me pas Henrik Sirko nga vija e treshit e dërgoi ndeshjen në vazhdime.

Në vazhdime Peja e kontrolloi ndeshjen, duke shënuar 12 pikë, derisa pësuan 5 pikë, për ta mposhtur kundërshtarin.

Më i miri te Peja ishte Nigel Johnson me 21 pikë, 9 kërcime e 5 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Drilon Hajrizi me 18 pikë, si dhe nga Dardan Berisha, Henrik Sirko dhe Richard Jackson me nga 15 pikë secili.

Te Nikli u veçuan Tavarion Nix me 19 pikë e 8 kërcime, Dayon Griffin e Kareem Storey me nga 18 pikë dhe Ergin Grosha me 17 pikë të tjera.

TABELA AKTUALE

Peja aktualisht gjendet në pozitën e gjashtë me 11 fitore e 8 humbje, derisa Feronikeli në pozitën e shtatë me 5 fitore e 15 humbje.

Në xhiron tjetër Peja takohet me Lipjanin, kurse Feronikeli me Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga