SHTOHET EPËRSIA E PEJËS

Peja shton epërsinë, para çerekut të fundit
19 March, 2023 @18:42
Peja ka shtuar epërsinë ndaj Trepçës, pasi që mori edhe çerekun e tretë me 9 pikë dallim, 16-25 për të bërë rezultatin e përgjithshëm 53-63 kur kanë mbetur edhe 10-minuta lojë të çerekut të fundit në ndeshjen Trepça 53-63 Peja.
Derisa te Trepça Jamal Artis është koshashënuesi më i mirë deri tash me 14 pikë, Will Daniels veçse ka bërë double-double me 13 pikë e 12 kërcime. Te Peja, Jalen Tate është më efikasi me 12 të shënuara, ndërsa Brad Waldow kak arritur gjithashtu double-double me 10 pikë e 12 kërcime.
Raporti i plotë i ndeshjes, pas përfundimit të saj.