SHTESA VENDORE
Peja siguron vllezërit Zekiqi
8 September, 2015 @13:33
Dy basketbollistët e rinj dhe premtues të Trepçës, i njohuri Samir Zekiqi dhe vëllau më pak i njohur i tij, Burim Zekiqi, janë anëtar të ri të Pejës.
Lajmin e ka dhënë sot faqja zyrtare e ekipit verdhezi në Facebook, derisa Peja tashmë ka nisur të investojë edhe në ardhmërinë e skuadrës, duke siguruar shërbimet e lojtarëve të rinj dhe premtues në basketbollin vendor.
Vëllezërit Zekiqi tashmë kanë nisur stërvitjet me Pejën, derisa këta janë përforcimet e para vendore të ekipit nga ekipet tjera këtë verë.
Të dy së fundi kanë luajtur për Trepçën, derisa Samiri ka luajtur edhe te RTV 21 vite më parë.