GRUPI B
Bjelica shukat Berlinin
6 September, 2015 @17:10
Njëri ndër katër nikoqirët e Eurobasketit 2015, Gjermania, u shokua në fund të ndeshjes kundër Serbisë.
Që nga fillimi i ndeshjes, loja ishte e barabartë, por në sekondat e fundit, në skenë doli Nemanja Bjelica, i cili shënoi për t’ia sjellë fitoren e dytë Serbisë, me rezultat të ngushtë 68-66.
Ish bashkëlojtari i Kenan Spahiut, Bjelica, luajti me 12 pikë, 3 kërcime e 3 asistime gjatë gjithë lojës, derisa tek gjermanët, më i miri ishte super ylli Dirk Nowitzki me 15 pikë e 10 kërcime, të cilët nuk mjaftuan për fitore.
Kjo ishte fitorja e dytë e Serbisë, të cilët e mposhtën dje një tjetër superfuqi Spanjën.
Video
Njemanja Bjelica