TRANSFER
Nga Superliga në Ligën e Dytë të Turqisë
6 September, 2015 @12:51
Ish basketbollisti i skuadrave të ndryshme kosovare si Sigal Prishtina, Bashkimi, RTV 21 dhe së fundi Besa, karrierën e tij do ta vazhdojë në Turqi.
Bëhet fjalë për 22 vjeçarin, Elvan Iljazin, i cili ka konfirmuar për Borozani.com që ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Liga e Dytë e Turqisë, Samsunspor.
“Kam arritur marrëveshje me Samsunsporin në Ligën e Dytë të Turqisë dhe në stinorin e ri do të luajë atje,” tha fillimisht Iljazi.
Në pyetjen nëse ka pasur ndonjë ofertë nga skuadrat kosovare, ai tha se qëllimi parësor i tij ka qenë të transferohet në Turqi, derisa tregoi edhe ndërmjetësuesin që ka bërë të mundshëm realizimin e këtij transferi.
“Në Kosovë fillimisht nuk kam pasur ndonjë ofertë që mund ta quaj serioze, por të them të drejtën as une nuk kam qenë i interesuar të qëndrojë këtu. Në transferimin tim për në Turqi më ka ndihmuar ish trajneri im te RTV 21, Adin Adinovic,” përfundoi Iljazi.