EUROBASKET
Pesëshja e ditës në Eurobasket
6 September, 2015 @12:06
Françezi Nando de Colo, italiani Danilo Gallinari, serbi Nemanja Bjelica, rusi Andrey Vorontsevich dhe ukrainasi Kyrylo Fesenko janë pesë basketbollistët e përzgjedhur në pesëshen më të mirë të ditës së parë të Eurobasketit.
Nga kjo pesëshe koshashënues bindshëm më i mirë është Danilo Gallinari, i cili shënoi 33 pikë në përballje me Turqinë, megjithëse pikët e tij ishin të pamjaftueshëm në fitoren e skuadrës së tij.